spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
00:02
HomeSiguriaUshtriaKosovë, Shqipëri dhe Turqi bashkëtrajnohen për reagim në katastrofa urbane

Kosovë, Shqipëri dhe Turqi bashkëtrajnohen për reagim në katastrofa urbane

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në kuadër të bashkëpunimit bilateral ndërmjet Republikës së Kosovës, Shqipërisë dhe Turqisë, në Qendrën Ndërkombëtare Trajnuese për Kërkim-Shpëtim të Gardës Kombëtare në Kosovë po zhvillohet trajnimi “Kërkim-Shpëtim Urban i Avancuar”.

Në këtë trajnim marrin pjesë trupa nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, Forcat e Armatosura të Republikës së Turqisë si dhe Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK).

- Advertisement -

Trajnimi fokusohet në përgatitjen e pjesëmarrësve për reagim të shpejtë dhe efikas në raste katastrofash natyrore dhe njerëzore. Gjatë programit trajtohen tema si planifikimi operacional, zhvillimi i detyrave individuale si kërkues-shpëtues, puna ekipore në operacione shpëtimi, përdorimi i pajisjeve moderne, aplikimi i teknikave të ndryshme shpëtimi dhe ofrimi i ndihmës së parë në situata emergjente urbane.

Ky trajnim përfaqëson një hap tjetër të rëndësishëm në thellimin e bashkëpunimit trepalësh për rritjen e kapaciteteve të reagimit në situata emergjente, duke forcuar ndërveprimin dhe shkëmbimin e përvojave ndërmjet tri vendeve.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat