Kompania ajrore saudite me kosto të ulët, Flynas, planifikon të shtojë Kosovën në listën e vendeve.
Nga tremujori i katërt i këtij viti, do nis të funksionojë linja ajrore Jeddah – Prishtinë, raporton Storm.
Kompania ajrore planifikon të operojë 3 herë në javë, me avionë Airbus A320neo nga data 01 tetor 2025.
Orari në vijim përqendrohet në periudhën 26 tetor 2025 – 31 dhjetor 2025.
Qyteti i Jeddah ndodhet në perëndim të Arabisë Saudite, përgjatë bregut të Detit të Kuq, në rajonin historik të Hejaz-it.
Është qyteti i dytë më i madh në vend, pas kryeqytetit Riad, dhe shërben si port kryesor dhe hyrje për miliona pelegrinë që udhëtojnë drejt Mekës dhe Medinës për Haxh dhe Umrah