Bordi i Drejtorëve të KOSTT sh.a ka vendosur të shkarkojë Kryeshefin Ekzekutiv, Evetar Zeqiri, dhe të emërojë Shaban Neziri si ushtrues detyre të Kryeshefit Ekzekutiv deri në marrjen e një vendimi tjetër.
Në një njoftim për media, Bordi bëri të ditur se vendimi për shkarkimin e Zeqirit është marrë në përputhje me Ligjin për Ndërmarrjet Publike dhe Statutin e kompanisë.
“Në përputhje me kompetencat dhe përgjegjësitë tona, Bordi ka marrë vendim të ndërpresë marrëdhënien e punës me Kryeshefin Ekzekutiv, z. Evetar Zeqiri,” thuhet në njoftim.
Neziri, i cili ka shërbyer deri tani si zëvendës Kryeshef Ekzekutiv, ka një përvojë të gjatë profesionale brenda KOSTT dhe është pjesë e kompanisë që nga themelimi i saj.
“KOSTT mbetet i përkushtuar për të siguruar një operim të qëndrueshëm dhe të sigurt të Sistemit të Transmetimit të Republikës së Kosovës,” përfundon komunikata.



