spot_img
E hënë, 24 Nëntor, 2025
01:51
HomeSiguriaPoliciaKotrabandonte emigrantë nga Nepali, arrestohet kosovari në Jarinjë

Kotrabandonte emigrantë nga Nepali, arrestohet kosovari në Jarinjë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në pikën kufitare të Jarinjës nën dyshimin për përfshirje në veprimtari të kontrabandimit me migrantë.

Sipas raportit zyrtar të policisë, i dyshuari – një mashkull kosovar – është ndaluar mbrëmjen e 8 prillit rreth orës 20:00, ku gjatë kontrollit të automjetit të tij janë hasur tre shtetas të huaj nga Nepali (dy meshkuj dhe një femër).

- Advertisement -

Gjatë kontrollit, në veturë është gjetur dhe sekuestruar edhe një rrethatore për fishekë si dhe një telefon celular që dyshohet të ketë qenë i përdorur për veprimtarinë ilegale.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në ndalim policor, ndërsa migrantët janë trajtuar nga njësia policore për migrim dhe të huaj, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat