spot_img
E shtunë, 22 Nëntor, 2025
00:29
HomeKosovaDrejtësiaKPK dhe ZKSH reagojnë ndaj deklarimeve të avokatit Besnik Berisha lidhur me...

KPK dhe ZKSH reagojnë ndaj deklarimeve të avokatit Besnik Berisha lidhur me arrestimin e dy eprorëve të Policisë në Pejë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit (ZKSH) i kanë reaguar avokatit Besnik Berisha lidhur me deklarimet e bëra rreth arrestimit të Prekë Tunës, shef i Sektorit të Operativës në Stacionin Policor në Pejë, dhe Nexhat Gutiqit, shef i Sektorit Rajonal për Operativ në Pejë.

KPK dhe ZKPSH vlerësojnë se deklarimet e Berishës janë fyese dhe tendencioze ndaj institucionit të Prokurorit të Shtetit, si dhe përbëjnë ndërhyrje të papranueshme në proces hetimor, raporton “Betimi për Drejtësi“.

- Advertisement -

Tuna dhe Gutiq u ndaluan të shtunën e 21 qershorit pas nisjes së hulumtimit të rastit nga “Betimi për Drejtësi”. Atyre u është caktuar masa e “Ndalimit të afrimit të personit apo vendit të caktuar”. Po ashtu, janë pezulluar nga puna për një muaj.

Sipas KPK-së dhe ZKSH-së, deklarimet e Berishës janë përpjekje e drejtpërdrejtë për të cenuar imazhin dhe pavarësinë e sistemit prokurorial.

- Advertisement -

“Në mënyrë të veçantë, dënojmë gjuhën e përdorur në lidhje me rastin e arrestimit të zyrtarëve policorë – një rast që tashmë është duke u trajtuar. Deklarata e avokatit Berisha, në të cilën akuzon prokuroren e çështjes për “kryerje të krimit”, është jo vetëm e pabazë, por përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj punës profesionale dhe integritetit të prokurorëve”, thuhet në reagim.

KPK dhe ZKPSH theksojnë se avokati Berisha, duke mbajtur pozitën e Kryetarit të Odës së Avokatëve të Kosovës, bart një përgjegjësi të shtuar për të ruajtur etikën profesionale dhe për të mos e shfrytëzuar këtë pozitë për sulme personale dhe diskreditim të institucioneve të drejtësisë.

“Kërkojmë nga z. Berisha dhe të gjithë aktorët relevantë që të përmbahen nga veprime dhe deklarime që mund të ndikojnë në pavarësinë dhe profesionalizmin e punës së Prokurorisë së Shtetit, si dhe të shmangin gjuhën fyese dhe denigruese që nuk i shërben drejtësisë, transparencës dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës”, thuhet në reagim.

Reagimi i plotë:

“Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit reagojnë ndaj deklarimeve të avokatit Besnik Berisha

Prishtinë, 24 qershor 2025

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit (ZKPSH) shprehin shqetësimin dhe indinjatën e thellë lidhur me deklarimet publike të fundit të avokatit Besnik Berisha, të cilat janë bërë jashtë çdo kuadri ligjor.

Deklarimet e tij fyese dhe tendencioze ndaj institucionit të Prokurorit të Shtetit përbëjnë ndërhyrje të papranueshme në një proces hetimor dhe përpjekje të drejtpërdrejtë për të cenuar imazhin dhe pavarësinë e sistemit prokurorial në vend.

Në mënyrë të veçantë, dënojmë gjuhën e përdorur në lidhje me rastin e arrestimit të zyrtarëve policorë – një rast që tashmë është duke u trajtuar.

Deklarata e avokatit Berisha, në të cilën akuzon prokuroren e çështjes për “kryerje të krimit”, është jo vetëm e pabazë, por përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj punës profesionale dhe integritetit të prokurorëve.

Gjithashtu, KPK dhe ZKPSH theksojnë se avokati Berisha, duke mbajtur pozitën e Kryetarit të Odës së Avokatëve të Kosovës, bart një përgjegjësi të shtuar për të ruajtur etikën profesionale dhe për të mos e shfrytëzuar këtë pozitë për sulme personale dhe diskreditim të institucioneve të drejtësisë.

Kërkojmë nga z. Berisha dhe të gjithë aktorët relevantë që të përmbahen nga veprime dhe deklarime që mund të ndikojnë në pavarësinë dhe profesionalizmin e punës së Prokurorisë së Shtetit, si dhe të shmangin gjuhën fyese dhe denigruese që nuk i shërben drejtësisë, transparencës dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës.

KPK dhe ZKPSH mbeten të përkushtuara në mbrojtjen e ligjshmërisë, pavarësisë së institucioneve të drejtësisë dhe në garantimin e një sistemi prokurorial profesional dhe të paanshëm“.

Ndryshe, përmes disa postimeve të njëpasnjëshme në rrjetin social Facebook, Berisha kishte kundërshtuar ndalimin e dy eprorëve të Policisë në Pejë, duke thënë se veprimi i tillë dëmton rëndë imazhin e Policisë.

“Arrestimi dhe ndalimi i dy eprorëve policorë në Pejë është një film absolutisht i panevojshëm dhe skajshmërisht i dëmshëm.

Një veprim jo proporcional, i pajustifikuar proceduralisht, që nuk ndihmon drejtësinë por dëmton rëndë imazhin e Policisë.

Nga ajo që kemi mësuar tashmë, rasti është me raporte të shkruara, me dhjetëra dëshmitarë të intervistuar, me çdo provë të siguruar.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat