spot_img
E enjte, 9 Prill, 2026
12:22
HomeLajmeDita e Kushtetutës: KPK uron qytetarët dhe riafirmon përkushtimin për forcimin e...

Dita e Kushtetutës: KPK uron qytetarët dhe riafirmon përkushtimin për forcimin e rendit ligjor

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka uruar të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës me rastin e 9 Prillit, Ditës së Kushtetutës së vendit.

Përmes një komunikate zyrtare, KPK-ja ka theksuar se kjo datë shënon aktin më të lartë juridik që garanton stabilitetin demokratik dhe mbrojtjen e lirive themelore të çdo qytetari.

- Advertisement -

“Kjo ditë e shënuar përfaqëson themelin e shtetit tonë demokratik, duke garantuar sundimin e ligjit, mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, si dhe funksionimin e institucioneve të pavarura”, thuhet në urimin e KPK-së.

Më tej, në mesazhin e tyre, Këshilli ka rikonfirmuar vullnetin për të vazhduar me reformat që rrisin llogaridhënien dhe besimin e publikut te sistemi prokurorial.

- Advertisement -

„Në këtë përvjetor, riafirmojmë përkushtimin tonë për forcimin e rendit kushtetues, rritjen e besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë dhe avancimin e vazhdueshëm të profesionalizmit, integritetit dhe llogaridhënies në ushtrimin e funksioneve tona“, përfundon njoftimi.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat