spot_img
E mërkurë, 11 Mars, 2026
06:38
HomeKosovaKPM gjobit Klan Kosovën me 30 mijë euro për promovim të dhunës...

KPM gjobit Klan Kosovën me 30 mijë euro për promovim të dhunës në “Big Brother”

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) e ka gjobitur me 30 mijë euro Klan Kosovën, për shkak të promovimit të dhunës përmes “Big Brother”.

Lajmi u bë e ditur nga juristja e mediave, Flutura Kusari.

- Advertisement -

Ajo e quajti këtë një vendim “historik” nga KPM, duke shtuar se promovimi i dhunës ndaj grave, denigrimi i komuniteteve dhe dëmtimi i fëmijëve përmes përmbajtjes televizive, nuk kalojnë.

“Big Brother tani ka marrë epitetin e emisionit që promovon dhunën ndaj grave. A do të ndryshoj qasjen Klan Kosova apo do të vazhdoj avazin e njëjtë?”, ka shkruar mes tjerash Kusari.

- Advertisement -

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti

Postimi i plotë:

E fituam rastin kundër Big Brother dhe Klan Kosova! 🙌

30,000 euro gjobë për Klan Kosova që përmes Big Brother promovoi dhunë psikologjike ndaj një viktime të dhunës, lejoi gjuhë denigruese dhe lejoi përdorim  të fjalorit vulgar pankodim për t’i mbrojtur fëmijët. 🚫💔

Ky është një vendim historik i KPM-së, bazuar në tetë ankesa, që tregon se në Kosovë nuk kalon promovimi i dhunës ndaj grave, denigrimi i komuniteteve dhe dëmtimi i fëmijëve përmes përmbajtjes televizive. 👏✅

Big Brother tani ka marrë epitetin e emisionit që promovon dhunën ndaj grave.  A do të ndryshoj qasjen Klan Kosova apo do të vazhdoj avazin e njëjtë?  🤷🏻‍♀️

Bravo KPM! Ky është një hap i madh për shoqërinë tonë! 👏

Modeli i Shqipërisë për rritje të shikueshmërisë përmes dhunës nuk kalon në Kosovë. Pikë. ✋🚫

Vendimi do të publikohet në të ardhmen dhe nëse kam kohë e analizoj detajisht.

Ju falenderoj për vëmendje. 🤩

P.S për të interesuarit rreth bazës ligjore, KPM ka përdorë pikërisht nenin 3.1 të Kodit të Etikës në të cilën e kam bazu ankesën dhe poashtu edhe nenin 4 dhe 5 të Kodit.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat