spot_img
E diel, 10 Maj, 2026
13:25
HomeKosovaKQZ: Afati për subjektet e reja politike mbyllet në mesnatë

KQZ: Afati për subjektet e reja politike mbyllet në mesnatë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se në orën 24:00 përmbyllet afati për subjektet e reja politike për aplikim në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka sqaruar se procesi i certifikimit vlen vetëm për subjektet e reja politike.

- Advertisement -

“Deri në orën 24 sonte, subjektet e reja politike (koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur) duhet të dorëzojnë online në KQZ, respektivisht në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar, aplikimin për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës. Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, partia politike konsiderohet automatikisht e certifikuar, andaj ky proces do të vlejë vetëm për subjektet e reja politike, që në këtë rast janë koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur”, ka theksuar Elezi.

Ndërkohë, deri më 12 maj është afati për dorëzimin e listave me kandidatët për deputetë nga të gjitha subjektet politike që do të garojnë në zgjedhjet e 7 qershorit.

- Advertisement -

Deri më tash, nga 53 parti politike të regjistruara në Kosovë, 22 prej tyre kanë njoftuar KQZ-në se do të marrin pjesë në zgjedhjet e 7 qershorit, 9 të tjera për mospjesëmarrje dhe janë formuar 3 koalicione të ndryshme.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat