spot_img
E diel, 8 Mars, 2026
10:18
HomeKosovaZgjedhjet 2025KQZ: Deri në orën 16:00 janë numëruar 143 nga 187 kutitë e...

KQZ: Deri në orën 16:00 janë numëruar 143 nga 187 kutitë e votimit me postë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dalë me të dhënat më të reja nga numërimi i fletëvotimeve të ardhura përmes postës, proces që po vazhdon në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

“Deri të hënën, më 3 mars, në orën 16:00, në këtë qendër janë numëruar 143 nga 187 kuti të votimit që i takojnë votuesve nga komuna të ndryshme. Aktualisht, në proces të numërimit janë fletëvotime të ndara në kuti të votimit nga komunat Vushtrri, Junik, Ferizaj, Prizren, Shtime dhe Suharekë”, thotë KQZ-ja.

- Advertisement -

Sipas tyre, procesi i numërimit është transparent dhe po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar.

Kanë bërë të ditur se pas përfundimit të numërimit, rezultatet për subjektet politike dhe kandidatët, të ndarë sipas komunave, të cilave u takojnë votuesit e regjistruar, brenda një kohe të shpejtë do të shfaqen në platformën online.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat