spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
22:47
HomeKosovaZgjedhjet 2025KQZ: Deri në orën 19:00, 71.16% e votuesve të regjistruar në diasporë...

KQZ: Deri në orën 19:00, 71.16% e votuesve të regjistruar në diasporë kanë realizuar të drejtën e votës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Nga 20 mijë e 324 votues të regjistruar për të votuar në përfaqësi diplomatike, kanë votuar 14 mijë e 463 qytetarë, pa përfshirë Qendrat e Votimit në Washington, Ottawa, Toronto dhe New York.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se mbi 70 % e diasporës ka shfrytëzuar të drejtën e votës, duke përfshirë vendet ku tashmë ka përfunduar votimi dhe të dhënat deri në orën 15:00 sipas kohës në SHBA e Kanada.

- Advertisement -

Kështu ka njoftuar kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, në konferencën e katërt për procesin e votimit në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës.

“Nga 20 mijë e 324 votues të regjistruar për të votuar në përfaqësi dhe nga të dhënat që kemi për pjesëmarrjen deri në orën 15:00 në SHBA dhe Kanada, ju njoftojmë se në këtë proces kanë votuar 14 mijë e 463 votues apo 71,16 %”, ka thënë ai.

- Advertisement -

“Ju njoftojmë se deri në orën 19:20 sipas orës lokale në vendin tonë, ka përfunduar votimi për përfaqësitë në 26 përfaqësi diplomatike, të cilat janë të vendosura në 17 shtete të ndryshme. Procesi i votimit është duke vazhduar në 4 përfaqësi të tjera të vendosura në SHBA dhe Kanada dhe pritet të përfundojë në orën 1 pasmesnate sipas orës sonë lokale”, ka thënë ai.

Radoniqi ka thënë se procesi i votimit është zhvilluar pa ndonjë vështirësi e problem. Ai ka treguar se pasi të mbarojë procesi i numërimit të votave në përgjithësi, pastaj do të fillojë numërimi i votave të diasporës.

Kreu i KQZ-së ka bërë thirrje për dalje në votim të gjithë qytetarëve nesër më 9 shkurt.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat