spot_img
E hënë, 29 Dhjetor, 2025
19:46
HomeKosovaZgjedhjet 2025KQZ diskuton me Komisionet Komunale për zgjedhjet e 28 dhjetorit

KQZ diskuton me Komisionet Komunale për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

KQZ diskuton me Zyrtarët Ekzekutiv të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve për përgatitjet dhe sfidat e zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizoi punëtori të veçantë me Zyrtarët Ekzekutiv të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve (ZEKKZ), për të diskutuar për çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor.

- Advertisement -

Në këtë punëtori, ku morën pjesë anëtarë të KQZ-së dhe ZEKKZ-të u diskutua për procesin përgatitor të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025.

Gjithahtu, në këtë punëtori të organizuar me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Kosovë, pjesëmarrësit diskutuan sfidat që hasen në nivel lokal gjatë fazave të ndryshme të përgatitjes së zgjedhjeve, si dhe mënyrat e adresimit të tyre brenda kuadrit ligjor dhe rregullativ zgjedhor.

- Advertisement -

KQZ, në çdo komunë ushtron funksionin zyrtar përmes Zyrtarit Ekzekutiv të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve (ZEKKZ), i cili gjatë periudhës së zgjedhjeve është Kryesues i Komisionit Komunal të Zgjedhjeve.

Së fundmi, në kuadër të përgatitjes së procesit zgjedhor, KQZ ka marrë vendim për emërimin e 215 anëtarëve të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve në 38 komunat e Republikës së Kosovës, të cilët përfaqësojnë subjekte të ndryshme politike.

“Këto tryeza diskutimi kanë për qëllim koordinimin e të gjitha niveleve të KQZ-së, si çështje kyçe në organizimin e suksesshëm të zgjedhjeve. Gjithashtu, shkëmbimi i informatave në mes të KQZ-së dhe ZEKKZ synon rritjen e efikasitetit në operacione të ndryshme gjatë procesit zgjedhor”, njofton KQZ.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat