spot_img
E diel, 8 Mars, 2026
01:04
HomeKosovaZgjedhjet 2025KQZ-ja certifikon rezultatet e zgjedhjeve të 9 shkurtit

KQZ-ja certifikon rezultatet e zgjedhjeve të 9 shkurtit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

E PËRDITËSUAR / Me nëntë vota për e dy kundër Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka certifikuar rezultatin zgjedhor të 9 shkurtit. Kundër votuan Sami Kurteshi e Alban Krasniqi nga Vetëvendosje.

Në fjalimet e tyre të dy anëtarët e KQZ-së nga Vetëvendosje kanë thënë se nuk mundur të votojnë për një rezultat të cilin e kanë kundërshtuar dhe pas rrëzimit nga PZAP-i e Supremja do t’i drejtohen Kushtetueses.

- Advertisement -

“Në këtë rast po e informoj KQZ-në dhe opinionin se deri të përfundojnë të gjitha mundësitë ligjore, unë nuk mund ta votoj certifikimin e këtij rezultati”, tha Kurteshi.

Më i ashpër në këtë drejtim ka qenë Alban Krasniqi i cili tha se kjo ditë për dikë mund të duket ditë feste, por, sipas tij, shenjat e zeza që ka lënë ky proces dhe rreziku që të kalojnë pa marrë rrugën e organeve të drejtësisë, përbënë rrezik për demokracinë.

- Advertisement -

“Deformimi i rezultatit që vjen prej hezitimit apo refuzimit qoftë prej PZAP-it,  qoftë Supremes kur kanë qenë të renditura faktet, përbënë për mua një thirrje të hapur. Këto dy institucione i kanë thënë shkelësve të ligjit që të vazhdojnë në të ardhmen me manipulim të procesit, sepse e kanë mbështetjen e tyre”, tha Krasniqi.

Ai tha se uron që shpejt të bëhet vetingu e të pastrohet “bërlloku”, siç tha ai, nga institucionet.

“Në vitin 2025 të kemi një situatë të tillë ku vërehen qartë shkeljet e bëra, manipulimi dhe të mos kemi veprimin e institucioneve që paguhen për të kryer detyrën e tyre, e këto shkelje nuk i kemi paraqitur vetëm ne, por edhe të tjerët, dhe të mos merret asnjë veprim për shkak qoftë të ndërhyrjeve nga brenda e jashtë, në këto institucione, është pak të themi le të mbetet në ndërgjegjen e tyre, por unë uroj të ndodhë një veting e ta heqë bërllokun nga këto institucione që na pamundëson votën e lirë, vullnetin e lirë të qytetarëve”, tha Krasniqi.

Sipas rezultateve përfundimtare, tashmë edhe të certifikuara, Lëvizja Vetëvendosje është e para me 42.30 për qind, PDK me 20.95 për qind, LDK ka 18.27 për qind dhe AAK -Nisma me 7.06 për qind.

Nis mbledhja e KQZ-së, pritet certifikimi i rezultateve

Ka nisur mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ku në rend dite është certifikimi i rezultatit zgjedhor të zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe ajo për zëvendësimin  e të zgjedhurve që kanë hequr dorë nga pozita e deputetit.

Alban Krasniqi, anëtar i KQZ-së nga Vetëvendosje thotë se pika që ka të bëjë me zëvendësimin është pikë që nuk u përket atyre, sepse, tha se nuk janë ata që bëjnë zëvendësime.

“Nuk bëjmë zëvendësime kur nuk kemi mandate të deputetit. Mendoj që detyrë e jona është që t’i certifikojmë rezultatet. Nëse ka kandidatë që kanë dhënë dorëheqje për një arsye apo tjetër, është mirë të shkojnë siç është procedura. Ne e bëjmë certifikimin e tek më pas ka kuptim procedura e zëvendësimeve, të cilën e kemi bërë edhe në vazhdimësi. Ne veç asamblistët i zëvendësojmë, nëse flasim proceduralisht”, tha Krasniqi.

Këtu reagoi kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi që tha se kjo nuk do të ishte hera e parë që do të bëhej kjo meqë raste të tilla kishte edhe në të kaluarën.

“Pikë së pari kish qenë një praktikë e njëjtë edhe në të kaluarën që para certifikimit është bërë tërheqja e kandidatit dhe është zëvendësuar, e pastaj është certifikuar me të zëvendësuarin. E dyta është se tërheqjen e kandidaturave për certifikim të rezultatit kandidatët e kanë bërë para certifikimit”, tha ai.

Por, Krasniqi insistoi se fokusi i tyre duhet të jetë  te certifikimi dhe zëvendësimi i tyre me automatizëm.

Por, Ilir Gashi nga PDK-ja tha se duke iu referuar ligjeve në fuqi, janë disa kategori institucionale që do të duhej të jepnin dorëheqje për t’u certifikuar, për të marr pozitën e deputetit.

“Edhe në këtë rast kemi të bëjmë edhe me ekzekutivin lokal dhe qendror. Ligji thotë se nuk mund të certifikohen pa u deklaruar paraprakisht për pozicionin të cilin dëshirojnë ta mbajnë. Ne nuk mund të respektojmë këtë dispozitë ligjore”, tha Gashi.

Gazmend Muhaxheri, Imri Ahmeti të LDK-së që mbajnë poste të kryetarëve të komunave, njëri në Pejë dhe tjetri në Lipjan dhe Bedri Hamza i PDK-së që drejton komunën e Mitrovicës së Jugut, kanë bërë kërkesë në KQZ për heqje dore nga marrja e mandatit të deputetit. Kësisoj, Gazmend Muhaxheri zëvendësohet me Arben Gashin, Imri Ahmeti me Paris Gurin nga LDK-ja, ndërsa, Bedri Hamza me Rashit Qalajn nga PDK-ja.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat