spot_img
E hënë, 9 Mars, 2026
23:53
HomeKosovaZgjedhjet 2025KQZ-ja ka procesuar mbi 96 % të votave për kandidatët

KQZ-ja ka procesuar mbi 96 % të votave për kandidatët

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po vazhdon me procesimin e të dhënave nga numërimi i votave të kandidatëve për deputetë.

Në përditësimin e fundit në uebfaqe, shihet se janë procesuar 2 mijë e 433 nga 2 mijë e 533 vendvotime apo 96.05 për qind.

- Advertisement -

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, Vetëvendosje ka dalë e para më 342 mijë e 281 vota, apo 40.80 për qind.

Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 184 mijë e 811 vota apo 22.03 për qind. LDK ka dalë e treta më 147 mijë e 888 vota ose 17.63 për qind.

- Advertisement -

Koalicioni AAK-Nisma ka dalë e katërta në këto zgjedhje me 62 mijë vota.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat