spot_img
E shtunë, 22 Nëntor, 2025
09:30
HomeKosovaKQZ-ja miraton propozimin për hapjen e kutive postare për votim jashtë Kosovës

KQZ-ja miraton propozimin për hapjen e kutive postare për votim jashtë Kosovës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar propozimin për hapjen e kutive postare për procesin e votimit jashtë Kosovës.

Kështu KQZ me qëllim të ofrimit të mundësisë për votim për shtetasit që regjistrohen suksesshëm dhe që zgjedhin mënyrën e votimit duke dërguar fletëvotimin në kutinë postare jashtë Kosovës, do të kërkojë nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës hapjen e nga një kutie postare në 22 shtete.

- Advertisement -

Kërkesë për hapjen e nga një kutie postare do të ketë për Australinë, Austrinë, Belgjikën, Çekinë, Danimarkën, Francën, Gjermaninë, Holandën, Hungarinë, Italinë, Kanadanë, Kroacinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Norvegjinë, SHBA, Shqipërinë, Slloveninë, Suedinë, Turqinë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Zvicrën.

Siç e përcakton Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme gjatë periudhës së aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës, votuesit mund të votojnë duke u përcaktuar individualisht për mënyrën e votimit, të votojë fizikisht në njërën nga përfaqësitë diplomatike, duke dërguar fletëvotimin përmes postës në kutinë postare të KQZ në Kosovë apo  duke dërguar fletëvotimin përmes postës në një nga kutitë postare të hapura nga KQZ jashtë Kosovës.

- Advertisement -

Andaj, sipas KQZ-së ky vendim i tyre është i lidhur drejtpërdrejtë me mënyrën e votimit sipas pikës 3, për të cilën janë përcaktuar shtetasit jashtë Kosovës, në momentin e regjistrimit: Duke dërguar fletëvotimin përmes postës në një nga kutitë postare të hapura nga KQZ jashtë Kosovës.

Gjithashtu, në vazhdën e përgatitjeve për procesin zgjedhor të 9 shkurtit KQZ mori edhe disa vendime.

Aty u vendos për miratimin e nominimeve për emërimin e dy anëtarëve në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën e Parteshit, vendim pati edhe për miratimin e zëvendësimit dhe emërimit të anëtarit në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën e Lipjanit, u vendos për miratimin e specifikave teknike për doracak të trajnimit për Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës më 9 shkurt 2025 dhe për Zgjedhjet Lokale të po atij viti ndërkaq vendim u mor edhe për miratimin e specifikave teknike për shtypjen e distinktivëve për Zgjedhjet për Kuvendin e për ato lokale.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat