spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
21:26
HomeKosovaKQZ-ja njofton me afatet për aplikimin e vëzhguesve për zgjedhje

KQZ-ja njofton me afatet për aplikimin e vëzhguesve për zgjedhje

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar me afatet që kanë vendosur për aplikimin për akreditimin e vëzhguesve dhe medieve për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Sipas KQZ-së, më 22 dhjetor do të fillojë afati për aplikim për akreditimin e vëzhguesve të subjekteve politike që do të certifikohen për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës. Ky afat do të përfundojë më 15 janar 2025.

- Advertisement -

Ndërkaq, aplikimi për t’u akredituar si vëzhgues i organizatave- jo-qeveritare, qeveritare, ndërqeveritare, organizatave ndërkombëtare dhe përfaqësuesve të vendeve të huaja do të hapet me 11 janar e do të mbyllet më 25 janar.

Aplikimi për vëzhgues të medieve vendore e ndërkombëtare sipas KQZ-së do të hapet me 21 janar e do të mbyllet me 4 shkurt, pesë ditë para mbajtjes së zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat