spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
16:53
HomeKosovaZgjedhjet 2025KQZ-ja pranon serverë dhe pajisje përcjellëse si donacion nga Gjermania

KQZ-ja pranon serverë dhe pajisje përcjellëse si donacion nga Gjermania

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka organizuar ceremoni me rastin e pranimit të serverëve dhe pajisjeve përcjellëse për Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, si donacion i Qeverisë së Gjermanisë, përmes OSBE-së.

Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, tha se pasjet do të ndihmojnë në zhvillimin e infrastrukturës dhe digjitalizimit.

- Advertisement -

“Në verën e vitit të kaluar, ne pranuam nga OSBE softuerin që na ndihmoi të digjitalizojmë shumë nga operacionet zgjedhore, ndërkaq pranimi i këtyre serverëve modern shënon zhvillim të mëtejshëm të infrastrukturës së KQZ-së dhe është vazhdimësi e procesit të digjitalizimit të operacioneve zgjedhore. Kjo mbështetje është e çmuar dhe do të ndikojë në përmirësimin e infrastrukturës tonë dhe avancimin e standardeve zgjedhore në Kosovë. Gjithashtu, duke pasur parasysh rolin e KQZ-së, ky donacion është një investim i madh edhe në integritetin e procesit zgjedhor dhe në besimin e qytetarëve ndaj procesit zgjedhor”, shtoi ai.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovës, Jörn Rohde, tha se digjitalizimi do të jetë kyç në zgjedhjet e së dielës.

- Advertisement -

“Digjitalizimi do të jetë kyç për ketë proces. Ky donacion i më shumë se 140 mijë eurove siguron zgjedhje te sigurta”, shtoi ai.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat