spot_img
E shtunë, 22 Nëntor, 2025
07:30
HomeKosovaKQZ-ja publikon listën me 941 qendra të votimit

KQZ-ja publikon listën me 941 qendra të votimit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka njoftuar se është publikuar lista e qendrave të votimit për zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.

Sipas vendimit të KQZ-së, numri i qendrave të votimit në 38 komuna të Kosovës ku do të zhvillohet procesi i votimit është 941, prej të cilave 38, nga një e tillë për çdo komunë, do të shërbejnë vetëm për votimin me kusht.

- Advertisement -

“Lista e Qendrave të Votimit është publikuar në ueb faqen e KQZ-së:  Shërbimet e KQZ-së > Shërbimet për Votuesit > Qendrat e Votimit, ose në vegzën direkte: https://kqz-ks.org/sherbimet-per-votuesit/qendrat-e-votimit/

Të gjithë shtetasit e Kosovës me të drejtë vote, mund ta mësojnë qendrën e tyre të votimit përmes platformës elektronike: https://qv.kqz-ks.org”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

- Advertisement -

Tutje, theksohet se përmes të njëjtës platformë elektornike, deri më 26 dhjetor 2024 qytetarët me të drejtë vote mund ta ndërrojnë qendrën e tyre të votimit, duke e caktuar sa më afër vendbanimit të tyre.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat