spot_img
E hënë, 2 Mars, 2026
03:30
HomeKosovaZgjedhjet 2025KQZ-ja shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme

KQZ-ja shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të mbajë nesër, më 31 janar 2026, mbledhjen e radhës, në të cilën në rend të ditës është shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, bëri të ditur se mbledhja do të mbahet në ora 10:00.

- Advertisement -

Sipas Elezit, procesi i rinumërimit të 2.557 vendvotimeve, i cili ka filluar më 13 janar, pritet të përmbyllet sonte, më 30 janar.

Ai theksoi se aktualisht kanë mbetur të rinumërohen më pak se 50 vendvotime.

- Advertisement -

“Ju njoftoj se nesër (e shtunë, 31 janar 2026, ora 10:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës dhe në rend të ditës është shpallja e rezultateve përfundimtare për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat janë mbajtur më 28 dhjetor 2025. Procesi i rinumërimit të 2.557 vendvotimeve, i filluar më 13 janar, pritet të përmbyllet sonte, më 30 janar. Aktualisht kanë mbetur të rinumërohen më pak se 50 vendvotime”, deklaroi zëdhënësi i KQZ-së.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat