spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
19:48
HomeKosovaZgjedhjet 2025KQZ-ja sot hapi afatin 49 ditor për dorëzimin e listave të kandidatëve...

KQZ-ja sot hapi afatin 49 ditor për dorëzimin e listave të kandidatëve për zgjedhjet lokale të 12 tetorit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hapi afatin për subjektet politike për të dorëzuar aplikimin e tyre për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhje dhe për të dorëzuar listat me emrat e kandidatëve për garën e zgjedhjeve lokale të 12 tetorit.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha për Ekonomia Online se kjo periudhë do të zgjasë 49 ditë, deri më 13 gusht 2025 dhe se me qëllim të lehtësimit të aplikimit, ky proces do të mundësohet online, përmes platformës elektronike.

- Advertisement -

“Duke filluar nga dita e sotme, 26 qershor dhe deri më 13 gusht 2025, subjektet politike mund të aplikojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për t’u certifikuar për pjesëmarrje në Zgjedhjet Lokale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025. Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe subjektet politike (partitë politike, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur) duhet të dorëzojnë edhe listën me emrat e kandidatëve për kryetarë të komunave dhe për kuvende komunale”, tha Elezi.

Sipas tij, është në vullnetin e subjekteve politike që të përcaktohen për llojin e zgjedhjeve dhe për komunat në të cilat duan të garojnë.

- Advertisement -

“Është krejtësisht në vullnetin e subjekteve politike që të përcaktohen se në cilat komuna duan të garojnë. Po ashtu, është në vullnetin e subjekteve politike që të zgjedhin nëse në një komunë të caktuar do të garojnë vetëm në zgjedhje për kryetar komune ose për Kuvend Komunal apo për të dyja së bashku”, tha Elezi.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat