Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se procesi i rinumërimit të votave në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është drejt përfundimit.
Sipas përditësimit më të fundit të KQZ-së, deri në orën 16:00 të së hënës janë rinumëruar 1,804 vendvotime, që përbëjnë mbi 70 për qind të totalit prej 2,557 vendvotimeve të parashikuara për rinumërim.
Ky proces, i cili ka nisur më 13 janar 2026, ka përfunduar tashmë në 25 komuna.
Nga KQZ është bërë e ditur se puna po vazhdon me kapacitete të plota, me qëllim të përmbylljes sa më të shpejtë të rinumërimit të vendvotimeve të mbetura.



