spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
21:14
HomeKosovaZgjedhjet 2025KQZ mblidhet sot, miraton qendrat e votimit dhe emëron Komisionet Komunale të...

KQZ mblidhet sot, miraton qendrat e votimit dhe emëron Komisionet Komunale të zgjedhjeve

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Sot, në orën 13:30, KQZ do të mbaj mbledhjen e radhës, ku në rend dite është miratimi i Qendrave të Votimit për Zgjedhjet Lokale dhe emërimi i Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve në 38 komunat e Kosovës.

Ky është rendi i ditës:

- Advertisement -

1. Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së;

2. Procesverbali i mbledhjes së KQZ Nr.37,38 dhe 39/2025;

- Advertisement -

3. Aktivitetet e Zyrës;

4. Këshillat e KQZ

4.1. Këshilli për Operacione Zgjedhore:

4.1.1. Shqyrtimi dhe miratimi i Rekomandimit për emërimin e anëtarëve të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve për zgjedhjet lokale 2025.

4.1.2. Shqyrtimi dhe miratimi i Listës së Qendrave të Votimit për zgjedhjet lokale 2025

4.2. Këshilli për Buxhet dhe Financa

4.2.1. Shqyrtimi dhe miratimi i planit të buxhetit të KQZ-së për vitin 2026 dhe vlerësimet për vitet 2027-2028

4.3. Këshilli për Informim Publik

4.3.1. Shqyrtimi dhe miratimi i planit për edukim dhe informim për zgjedhjet lokale 2025

5. Të ndryshme

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat