spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
21:30
HomeKosovaZgjedhjet 2025KQZ miraton nesër fletëvotimin, të enjten nis votimi jashtë Kosovës

KQZ miraton nesër fletëvotimin, të enjten nis votimi jashtë Kosovës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të mblidhet, të mërkurën, ku do ta miratojë edhe fletën e votimit për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Këtë e ka konfirmuar për mediumin publik zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

- Advertisement -

“Mund t’iu konfirmoj se pas tërheqjes së shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim, më 8 janar, KQZ do të shqyrtojë dhe miratojë dizajnin dhe përmbajtjen e fletëvotimit për Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025”, tha ai.

Ndërkaq, të enjten pritet të fillojë votimi për votuesit e regjistruar jashtë Kosovës.

- Advertisement -

“Pasi KQZ-ja të miratojë fletëvotimin e zgjedhjeve, më 9 janar do të fillojë procesi i votimit jashtë Kosovës për votuesit e regjistruar për të votuar përmes postës. Gjithashtu, miratimi i fletëvotimit mund t’iu shërbejë edhe subjekteve politike gjatë fushatës zgjedhore”, tha Elezi.

Fushata zgjedhore do të nisë zyrtarisht më 11 janar dhe do të zgjasë deri më 7 shkurt, derisa qytetarët do t’i drejtohen kutive të votimit më 9 shkurt.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat