spot_img
E premte, 1 Maj, 2026
13:08
HomeKosovaKQZ në pritje të datës së zgjedhjeve, Elezi: Do të organizohen me...

KQZ në pritje të datës së zgjedhjeve, Elezi: Do të organizohen me afate të shkurtra kohore

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është në pritje të vendimit për caktimin zyrtar të datës për mbajtjen e zgjedhjeve të radhës.

Kështu ka thënë për Express, Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së.

- Advertisement -

“Meqenëse këto janë zgjedhje të parakohshme, organizimi i tyre bëhet me afate të shkurtra kohore dhe një nga vendimet e para të KQZ-së për këtë proces zgjedhor do të jetë ndryshimi i afateve kohore të aktiviteteve zgjedhore apo përshtatja e tyre sipas nevojës dhe në pajtim me rrethanat. Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme ia jep të drejtën KQZ-së që afatet kohore të aktiviteteve zgjedhore të përshtaten me ditët në dispozicion të KQZ-së për organizimin e këtyre zgjedhjeve”.

Me planin e aktiviteteve, sipas Elezit, KQZ rregullon çështjet mbi të cilat ndërtohet i gjithë procesi zgjedhor dhe që kanë të bëjnë me votuesit, subjektet politike dhe vëzhguesit.

- Advertisement -

“Pra, këtu përcaktohen afati për partitë politike për të formuar koalicione dhe deklaruar mospjesëmarrjen në zgjedhje; afatin për subjektet politike për t’u certifikuar e për të dorëzuar listën e kandidatëve për deputetë; dhe periudhën e fushatës zgjedhore. Po ashtu, me anë të këtij plani, KQZ cakton edhe kohën për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës, votimin përmes postës dhe në përfaqësi diplomatike, si dhe regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta. Pjesë e këtij plani është edhe vendosja e afateve për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave”.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat