spot_img
E enjte, 15 Janar, 2026
08:03
HomeKosovaZgjedhjet 2025KQZ njofton nisjen e numërimit të 3 mijë fletëvotimeve të fundit

KQZ njofton nisjen e numërimit të 3 mijë fletëvotimeve të fundit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se në orën 20:00, kanë nisur të numërohen pjesa e fundit e fletëvotimeve, që janë 3 mijë sosh.

Ai ka thënë se popas numërimit të këtyre votave mbaron procesi numërimit.

- Advertisement -

Elezi tha se sipas ligjit, partitë kanë drejtë ankese në PZAP.

“Mund t’iu konfirmoj se sonte, rreth orës 20:00, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka filluar numërimi i pjesës së fundit të fletëvotimeve, mbi 3 mijë, që gjatë ditës janë sjellur në Kosovë. Numërimi i këtyre fletëvotiimeve shënon përfundimin e procesit të numërimit të të gjitha fletëvotimeve nga zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025.  Me përfundimin e numërimit të këtyre fletëvotimeve, KQZ është e gatshme për të shpallur rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura më 28 dhjetor. Por, sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, palët mund të parashtrojnë ndonjë ankesë në PZAP lidhur me administrimin e numërimit në QNR brenda 48 orëve nga ndodhja e shkeljes së supozuar”, ka thënë ai.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat