spot_img
E hënë, 9 Mars, 2026
23:51
HomeKosovaZgjedhjet 2025KQZ: Përfundon numërimi në Qendrat Komunale të Numërimit

KQZ: Përfundon numërimi në Qendrat Komunale të Numërimit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se të premten në mbrëmje, më 21 shkurt 2025, është përmbyllur procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimit të votave të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime më 9 shkurt 2025.

Në 38 Qendrat Komunale të Numërimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ofruar transparencë të plotë të procesit të numërimit duke prezantuar në ekrane punën e çdo ekipi të numërimit, përfshirë pamjen e fletëvotimeve të plotësuara në vendvotime nga votuesit dhe krijimin e formularëve digjital.

- Advertisement -

Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe persona që luajnë volejboll

Gjatë kësaj periudhe, numri i vendvotimeve të rregullta që janë numëruar është 2,533, në të cilat më 9 shkurt 2025 janë mbajtur Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës.

- Advertisement -

Në Qendrat Komunale të Numërimit, përveç procesit të numërimit të votave të kandidatëve për deputetë, është bërë edhe verifikimi i votave të subjekteve politike nga formularët të cilët janë plotësuar në vendvotime pas numërimit të votave për subjektet politike.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "FEEH 12/02/2025 12/02/202513:50:38 13:50:38 y 0 O WKIPA2 KIPAZ"

Pas procesit të numërimit dhe verifikimit që është zhvilluar në Qendrat Komunale të Numërimit, KQZ ka publikuar platformën elektronike https://rezultatet2025.net në të cilën janë publikuar rezultatet për subjektet politike dhe kandidatët për deputetë. Në këtë platform do të publikohen edhe rezultatet nga vendvotimet e mbetura.

Po ashtu, me qëllim të rritjes së transparencës, KQZ ka filluar me publikimin e formularëve të rezultateve për subjektet politike dhe kandidatët nga Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 9 shkurt 2025.

Mund të jetë një imazh i teksti

Këta formularë janë plotësuar në Qendra Komunale të Numërimit gjatë procesit të numërimit të votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimit të rezultateve të subjekteve politike nga formularët e vendvotimeve.

“Publikimi i formularëve nga QKN-të sipas komunave është proces i vazhdueshëm. Pas përfudimit të numërimit, formularët e plotësuar skanohen dhe të njëjtit publikohen gradualisht në ueb faqen e KQZ-së”, njofton KQZ.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat