spot_img
E hënë, 9 Mars, 2026
18:21
HomeKosovaZgjedhjet 2025KQZ përfundon vlerësimin e fletëvotimeve nga jashtë, refuzon rreth 5 mijë pako

KQZ përfundon vlerësimin e fletëvotimeve nga jashtë, refuzon rreth 5 mijë pako

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar vlerësimin e pakove me fletëvotime nga jashtë vendit.

QNR/KQZ – Pamje stormA•

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha në një konferencë për media se janë refuzuar afro 5 mijë pako me fletëvotime për shkak të parregullsive të evidentuara.

- Advertisement -

“Të dielën në mbrëmje ka përfunduar vlerësimi i pakove të supozuara me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës, respektivisht nga votimi përmes postës. Ne zakonisht u referohemi si ‘pako të supozuara me fletëvotime’, pasi në këtë fazë nuk hapen zarfet që supozohet se përmbajnë fletëvotime. Kjo do të bëhet gjatë procesit të numërimit.

Sipas të dhënave preliminare, procesit të vlerësimit apo verifikimit të pakove me fletëvotime nga jashtë Kosovës i janë nënshtruar rreth 69 mijë pako, prej të cilave janë aprovuar rreth 63 mijë, ndërkaq janë refuzuar rreth 4 mijë e 900”, tha ai.

- Advertisement -

“Arsyet e refuzimit të këtyre dërgesave postare janë të ndryshme: ato janë dërguar nga persona të cilët janë anuluar gjatë procesit të regjistrimit si votues jashtë Kosovës, u mungon dëftesa e regjistrimit, janë dërguar më shumë se një herë apo personat që i kanë dërguar, kanë përfshirë më shumë se një fletëvotim, si dhe arsye të tjera”, shtoi Elezi.

Aktualisht, ai tha se KQZ-ja po kryen “skanimin e listës së votuesve të nënshkruar në vendvotimet e rregullta me qëllim të krahasimit me votuesit nga vendvotimet me kusht”.

“Ashtu siç kemi thënë edhe më herët, ky proces planifikohet të fillojë gjatë ditëve në vijim. Ne i referohemi si ‘pako të supozuara me fletëvotime’ pasi në këtë fazë nuk hapen zarfet që supozohet se përmbajnë fletëvotime. Kjo do të bëhet gjatë numërimit.

Sipas të dhënave preliminare, procesit të vlerësimit apo verifikimit të pakove me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës i janë nënshtruar rreth 69 mijë pako, prej të cilave janë aprovuar rreth 63 mijë, ndërkaq janë refuzuar rreth 4 mijë e 900. Arsyet e refuzimit përfshijnë dërgesa nga persona të anuluar gjatë regjistrimit si votues jashtë Kosovës, mungesën e dëftesës së regjistrimit, dërgimin e fletëvotimeve më shumë se një herë apo përfshirjen e më shumë se një fletëvotimi në të njëjtën pako”, theksoi ai.

Procesi i numërimit të votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave nga votimi jashtë Kosovës pritet të fillojë brenda disa ditësh, përfundoi zëdhënësi.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat