spot_img
E shtunë, 7 Shkurt, 2026
02:50
HomeKosovaZgjedhjet 2025KQZ pritet t’i certifikojë rezultatet të hënën ose të martën

KQZ pritet t’i certifikojë rezultatet të hënën ose të martën

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Të hënën ose të martën e javës që vjen, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pritet të thërras mbledhjen e radhës për t’i dhënë fund procesit zgjedhor të 28 dhjetorit.

Raportohet se procesi zgjedhor është në fazën e fundit të vendosjes së ankesave dhe pasi që Gjykata Supreme të vendosë lidhur me 6 ankesat e paraqitura, do të hapet rruga për certifikim të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

- Advertisement -

Për këtë çështje ka folur edhe Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili nuk ka dhënë ndonjë afat se kur do të bëhet certifikimi i rezultateve. Ai vetëm ka thënë se janë në pritje të shqyrtimit të ankesave.

“Aktualisht, procesi zgjedhor ndodhet në fazën e ankesave ndaj rezultateve përfundimtare të shpallura nga KQZ më 31 janar 2026. Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, palët kanë të drejtë të ankimojnë vendimet e PZAP-it në Gjykatën Supreme, ndërsa afati për paraqitjen e ankesave ka përfunduar një ditë më herët. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të presë derisa vendimet të bëhen të plotfuqishme dhe më pas do të procedojë me certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025”, ka thënë Elezi.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat