spot_img
E martë, 10 Mars, 2026
01:43
HomeKosovaZgjedhjet 2025KQZ publikon rezultatet e partive politike, procesohen 100 % e vendvotimeve

KQZ publikon rezultatet e partive politike, procesohen 100 % e vendvotimeve

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka publikuar të dhënat e rezultateve nga numërimi i votave për partitë politike, ndërkohë që në qendrat komunale po numërohen votat e kandidatëve për deputetë.

Në web-faqen e KQZ-së në 09:46 u përditësuan rezultatet nga procesimi i të gjitha vendvotimeve.

- Advertisement -

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka marrë 342,281 vota apo 40.80%.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka 184,811 vota apo 22.03%.

- Advertisement -

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) 147,888 vota apo 17.63%.

Koalicioni AAK, Nisma dhe të tjerët ka marrë 62,588 vota apo 7.46%.

Në bazë të këtyre rezultateve, Eugen Cakolli nga koalicioni i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim thotë se “Lëvizja Vetëvendosje do t’i ketë 47 deputetë, Partia Demokratike e Kosovës do t’i ketë 25, Lidhja Demokratike e Kosovës 20 dhe AAK-Nisma 8 deputetë”.

Votat me postë, ato me kusht dhe votat e personave me aftësi të kufizuara nuk janë numëruar ende. Cakolli ka thënë se është “praktikisht pothuajse e pamundur” që LVV-ja t’i sigurojë 50 apo 51 ulëse në Kuvend edhe pasi të jenë numëruar votat me postë. Për ta arritur në atë numër, ai tha se kësaj partie i duhen “mbi 90% të votave të diasporës”.

Ndërsa, janë numëruar shumica e votave të kandidatëve për deputetë, KQZ-ja ka paralajmëruar të martën se para shpalljes së rezultateve përfundimtare po përpiqet t’i publikojë rezultatet e votave të kandidatëve të të gjitha partive politike për deputetë të cilat i kanë arritur deri më tani.

“Sa i përket çështjes së rezultateve të kandidatëve për deputetë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke bërë përpjekje që para shpalljes së rezultateve përfundimtare për subjektet politike dhe kandidatët për deputetë, t’i publikojmë këto rezultate për vendvotimet të cilat janë numëruar në qendrat komunale të numërimit deri më tani dhe pastaj edhe rezultatin nga vendvotimet të cilat do të numërohen në vazhdim”, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat