spot_img
E hënë, 2 Mars, 2026
10:42
HomeKosovaZgjedhjet 2025KQZ: Rinumërimi përmbyllet javën e ardhshme, më pas rezultatet përfundimtare

KQZ: Rinumërimi përmbyllet javën e ardhshme, më pas rezultatet përfundimtare

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka paralajmëruar se procesi i rinumërimit të plotë të të gjitha vendvotimeve do të përmbyllet gjatë javës së ardhshme.

Zëdhënësi i këtij institucioni, Valmir Elezi, tha se KQZ “është duke u përpjekur maksimalisht që të përmbyllë në një kohë sa më të shpejtë rinumërimin e të gjitha vendvotimeve të mbetura, në mënyrë që të procedojë me shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës”.

- Advertisement -

“KQZ planifikon që procesi i rinumërimit të të gjitha vendvotimeve të përmbyllet gjatë javës në vazhdim”.

Ai tha se pas përfundimit të rinumërimit, KQZ do të shpallë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve.

- Advertisement -

“Ashtu siç parashihet në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, subjektet politike dhe kandidatët do të mund të parashtrojnë ankesat e tyre në PZAP dhe, eventualisht, procesi mund të vazhdojë deri në Gjykatën Supreme. Natyrisht, procesi i rinumërimit i heq dilemat sa i përket rezultateve dhe kjo mund të zvogëlojë nevojën për ankesa, por KQZ duhet të presë afatin për paraqitjen dhe shqyrtimin e tyre para se të procedojë me certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve dhe njëkohësisht me përmbylljen e procesit zgjedhor”.

Kurti: Manipuluesit e votave duhet të ndëshkohen

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat