spot_img
E martë, 10 Mars, 2026
15:50
HomeKosovaZgjedhjet 2025KQZ thotë se është tejkaluar problemi me webfaqen

KQZ thotë se është tejkaluar problemi me webfaqen

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se është tejkaluar problemi që kishte mbrëmë me webfaqen e KQZ-së.

Ai shtoi se të dhënat po shfaqen pa pengesa dhe se mund t’iu referoheni atyre.

- Advertisement -

“Ju njoftojmë se në orët e hershme të mëngjesit është tejkaluar problemi për publikimin e rezultateve preliminare për subjektet politike nga procesi i votimit më 9 shkurt. Të dhënat po shfaqen pa ndonjë pengesë në platformën e rezultateve dhe deri më tani janë procesuar rreth 90% e vendvotimeve. Mediat dhe qytetarët mund t’i referohen këtyre të dhënave që po shfaqen në platformën elektronike”, tha ai.

“Gjatë gjithë natës, KQZ ka verifikuar rezultatet që kanë arritur në platformën elektronike duke i krahahsuar me të dhënat nga formularët e rezultateve të subjekteve politike që janë plotësuar në vendvotime pas numërimit të fletëvotimeve”, tha Elezi.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat