spot_img
E hënë, 2 Mars, 2026
16:02
HomeKosovaKQZ vendos rinumërim të plotë të votave të kandidatëve; ndërpritet mandati i...

KQZ vendos rinumërim të plotë të votave të kandidatëve; ndërpritet mandati i përfaqësuesve në KKZ Prizren

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë vendim unanim për rinumërimin e plotë të votave të kandidatëve për deputetë në të gjitha komunat e Kosovës, pas identifikimit të parregullsive të shumta dhe dyshimeve për keqregjistrim të votave.

Sipas kryetarit të KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, çështja është diskutuar në Këshillin për Operacione Zgjedhore, prej nga kanë dalë dy rekomandime kryesore: rinumërimi edhe në 28 komunat e tjera, si dhe ndërprerja e mandatit për përfaqësuesit e subjekteve politike në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në Prizren.

- Advertisement -

Radoniqi ka bërë të ditur se nga vendvotimet e rinumëruara në QNR, në total janë zbritur 36,007 vota që ishin regjistruar në QKN, ndërsa 20,978 vota u janë shtuar kandidatëve pas korrigjimit të pasaktësive.

Vendimi për Prizrenin vjen pasi kjo komunë është veçuar si rasti më problematik në raport me mospërputhjet gjatë numërimit të votave preferenciale, ndërsa rinumërimi i plotë pritet të ndikojë drejtpërdrejt në dinamikën e shpalljes së rezultateve përfundimtare.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat