spot_img
E hënë, 6 Prill, 2026
08:25
HomeKosovaKraki e quan Kurtin “politikan të kultivuar intelektualisht, veten “mësues të thjeshtë”

Kraki e quan Kurtin “politikan të kultivuar intelektualisht, veten “mësues të thjeshtë”

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Nezir Kraki, e ka quajtur vetën “mësues të thjeshtë” në krahasim me Albin Kurtin, të cilin e vlerëson si “politikan të kultivuar intelektualisht” nga takimi me një grup studentësh francezë që zhvilluan në zyrën e kryeministrit në detyrë.

Kraki shprehet krenar me studentët e tij “të cilët zgjodhën Ministrinë e Punëve të jashtme dhe Diasporës për praktikën e fundstudimeve”.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Merci Monsieur le Premier Ministre,

- Advertisement -

I nderuar nga pritja që ua bëri dje Kryeministri Kurti studentëve të mi nga Parisi. Rast i vlefshëm për ta dëshmuar edhe në krye të vendit atë që Lola, Pantea dhe Valentin veç e kanë vënë re tashmë prej dy muajsh në Prishtinë: mikpritjen tonë. Knaqësi është për studentë të shkencave politike të bisedojnë me një politikan të kultivuar intelektualisht, me një dashuri e respekt të veçantë për kulturën, filozofinë dhe politikën franceze, dmth për frymën franceze.

Krenohem me studentët e mi nga Institut d’Etudes Politiques de Fontainebleau, Université Paris-Est Créteil (UPEC) të cilët zgjodhën Ministrinë e Punêve të jashtme dhe Diaspores për praktikën e fundstudimeve dhe i falënderohem Zv Kryeministres dhe Ministres Donika Gërvalla-Schwarz që me stafin e ministrisë e bëjnë të mundur për të dytin vit radhaz këtë bashkëpunim me Parisin.

Nga Franca mëson e gjithë bota por edhe nga Kosova mund të mësojnë gjeneratat e reja evropiane që paragjykimet të zëvendësohen me përjetime dhe dyshimet me mësime.

Prandaj do punojmë që lidhjet me Francën të shtohen, të forcohen, në çdo fushë.

🇫🇷 🇽🇰

Nezir Kraki

Mësues i thjeshtë në shërbim të dijes dhe vendit

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat