spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
11:10
HomeKosovaKrasniqi: Arian Tahiri i vetëm përballë tërë aparatit shtetëror

Krasniqi: Arian Tahiri i vetëm përballë tërë aparatit shtetëror

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas përfundimit të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, duke e vlerësuar rezultatin e PDK-së në lokalet 2025, si një kapitull të suksesshëm të procesit demokratik në vend.

Sipas të parit të PDK-së, kjo parti ka marrë 187 mijë e 526 vota, duke u konfirmuar si partia më e votuar në Kosovë dhe la siguruar gjithashtu 206 asamblistë, “duke mbetur forca politike me përfaqësimin më të gjerë në nivel lokal”.

- Advertisement -

Në rezultatet përfundimtare, PDK ka fituar gjashtë komuna: Ferizajn, Prizrenin, Skenderajn, Vushtrrinë, Kaçanikun dhe Hanin e Elezit. Krasniqi theksoi se në katër ballafaqime direkte me pushtetin qendror në balotazh, partia e tij i ka fituar tri prej tyre.

Ai pranoi se disa gara kanë qenë të vështira dhe të pabarabarta, por nënvizoi se për PDK-në “çdo përpjekje e ndershme është fitore në vetvete”, ndërsa suksesi nuk matet vetëm me numra, por me “qëndresë, qetësi dhe përgjegjësi”.

- Advertisement -

Krasniqi falënderoi kandidatët për kryetarë komunash për angazhimin dhe energjinë e treguar gjatë fushatës, duke vlerësuar se shumë prej tyre “do ta kenë kohën e tyre” në të ardhmen. Ai përmendi veçanërisht Arian Tahirin në Mitrovicën e Jugut, duke e quajtur “yllin e kësaj fushate” përballë, siç tha, tërë aparatit shtetëror.

Kreu i PDK-së shprehu mirënjohje për aktivistët, vullnetarët dhe mbështetësit e partisë, ndërsa falënderoi qytetarët e Kosovës për kulturën e tyre demokratike gjatë procesit zgjedhor.

Krasniqi deklaroi se PDK sot është “më e bashkuar, më e pjekur dhe më e përgatitur për sfidat e ardhshme”, duke paralajmëruar se ditëve në vijim partia do të fokusohet në përmirësimin e qeverisjes lokale dhe konsolidimin e strukturave në gjithë vendin.

“Ky rezultat nuk është fundi, por fillimi i një kapitulli të ri – kapitulli i bashkimit, rigrupimit dhe përgatitjes për fitoret e ardhshme”, tha ai, duke përmbyllur deklaratën me mesazhin se “PDK nuk ndalet, sepse është e qytetarëve dhe e Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat