spot_img
E shtunë, 27 Shtator, 2025
23:54
HomeKosovaKrasniqi godet Kurtin për prishjen e raporteve me SHBA

Krasniqi godet Kurtin për prishjen e raporteve me SHBA

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka folur në një intervistë në Kanal 10 për raportin e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për prishjen e këtyre raporteve nga Qeveria në detyrë që drejtohet nga kryeministri Albin Kurti.

Memli Krasniqi ka thënë se pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk je sovran as në zyrë.

- Advertisement -

“Sovran pa Amerikën, as në zyre tënde nuk je. S’mundesh me qenë sovran pa Amerikën”, ka thënë Krasniqi.

Memli Krasniqi ka theksuar se nuk është servilizëm një qëndrim i tillë, duke përmendur faktin që edhe shtete të fuqishme si Franca e Gjermania po i bashkërendojnë veprimet me SHBA-në.

- Advertisement -

Ai ka pasur kritika për Lëvizjen Vetëvendosje për qëndrimin karshi Amerikës dhe për deklaratën e liderit të kësaj partie, Albin Kurti, pas goditjes së fundit me ndaljen e Dialogut Strategjik, se s’ka prishje raportesh por vetëm dallime në qëndrime.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat