spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
06:35
HomeKosovaKrasniqi: Kryetari i ri duhet të jetë kandidat për Kryeministër, unë s’kam...

Krasniqi: Kryetari i ri duhet të jetë kandidat për Kryeministër, unë s’kam pasë ambicie

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i dorëhequr i PDK-së, Memli Krasniqi në “Rubikon” në Klan Kosova tha se dorëheqja e tij e vendos interesin e Partisë Demokratike të Kosovës, para interesit të tij.

Krasniqi tha se është krenar për arritjet e PDK-së në nivel lokal, dhe shtoi se të hënën konventa do ta nxjerr një PDK të gatshme për të shkuar edhe me fuqishëm në zgjedhjet e ardhshme.

- Advertisement -

“Sot jemi para zgjedhjeve nacionale, ka një argument që është i rëndësishëm për mu në ëktë moment. Unë nuk e kam pasë kurrë njëherë ambicien e të qenit kryeministër, kush më njëh e di. Unë pushtetin për vete nuk e kam kërkuar asnjëherë, as pozicionin e kryetarit të PDK-së s’e kam kërkuar asnjëherë”.

“Sot kur përballemi me zgjedhjet e parakohshme që mund të mbahen me 21 ose 28 dhjetor, sepse nuk shoh mundësi që Konjufca të zgjedhet kryeministër. Konsideroj që PDK-së i duhet një momentum i ri, që krijon mundësi të re për ta mobilizu bazën tonë, por edhe që kandidati ynë për kryeministër të jetë edhe lideri i partisë”, vijoi tutje Krasniqi.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat