spot_img
E martë, 10 Mars, 2026
05:13
HomeKosovaKrasniqi: Lufta e UÇK-së e drejtë, thirrje për përgjegjësi nga Specialja

Krasniqi: Lufta e UÇK-së e drejtë, thirrje për përgjegjësi nga Specialja

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka ngritur shqetësimin edhe për zhvillimet e fundit në Hagë, ku Zyra e Prokurorit Special ka njoftuar se ish-presidentit Hashim Thaçi i është shtuar edhe një aktakuzë për kinse pengim të drejtësisë.

Krasniqi ka bërë thirrje që Dhomat e Specializuara të veprojnë me përgjegjësi maksimale, duke theksuar se drejtësia asnjëherë nuk duhet të përdoret si mjet për të rishkruar historinë apo për të kontestuar sakrificat e atyre që luftuan për lirinë e Kosovës.

- Advertisement -

“Lufta çlirimtare e popullit tonë ishte e drejtë, fisnike dhe e rrënjosur në të drejtën universale për liri dhe dinjitet. Çdo përpjekje për t’i dhënë tjetër kahje kësaj të vërtete, rrezikon të minojë jo vetëm legjitimitetin e drejtësisë, por edhe të cenojë trashëgiminë e një lufte të shenjtë për liri. Ne apelojmë që Dhomat e Specializuara të veprojnë me përgjegjësi maksimale!”, ka thënë lideri i PDK-së, Krasniqi.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat