Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se situata që po ndodh në Kuvend është për shkak të tekeve të Lëvizjes Vetëvendosje, për ta “mbajt peng shtetin për shkak të një njeriu”.
Ai u shpreh se insistimi për Haxhiun Kryeparlamentare po e pamundëson që të lëvizet nga ky pozicion që është Kuvendi, dhe se shtoi se VV-ja se ka shumicën.
“Qytetarët presin prej neve që ne ti kryejmë detyrat të cilat na i kanë ngarku si deputet, që të punpojmë për temat që ju interesojnë atyre për interesin e vendit tonë dhe jo të vijmë këtu cdo dy ditë të dëgjopjmë të njejtën fjali nga përfaqësuesit e vetëvendosjes dojnë me ba me zor Albulena haxhiun kryetare të kuvendit, nuk kalon Albulena Haxhiu i kane edhe 47 opsione të tjera prap besoj që rruga e vetme drejt zhbllokimit është që ata të dorëhiqen nga ky mentalitet bllokues dhe të vijnë me propozime të tjera. E kam thanë secilën konferencë nuk më takon mu me ju propozu kandidat sepse propozimin duhet me ba Lëvizja Vetëvendosje, po nuk munden shtatë herë me provu me të njëjtin njeri i cili nuk ka më shumë se 57 vota dhe me ardh prap ne të martën këtu tashmë një muaj më shumë ka kalu certifikimi i rezultateve dhe e kemi kandidaten e njejt, nuk mbahet shteti peng për një njëri kushdo qoftë aj një kandidat tjetër unë ju kam thanë edhe më herët, tashmë ka kandidat që e kanë shumicën, sepse kolegët nga opozita tashmë e kanë shprehur vullnetin me i votu dy kandidate tjera të VV-së, pse duhet me mbetë peng Kuvendi pse duhet me mbet peng institucionet, pse duhet me met peng shteti sepse kta janë tek me propozu një kandidate që ska vota kur i kanë së paku dy që i kanë votat tashmë”, tha ai para gazetarëve.