spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
12:26
HomeKosovaZgjedhjet 2025Krasniqi në Prizren: PDK, me energji dhe mbështetje të fuqishme drejt fitores

Krasniqi në Prizren: PDK, me energji dhe mbështetje të fuqishme drejt fitores

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, mori pjesë në takimet e nëndegëve “10 Qershori”, “Vëllezërit Stavileci” dhe “Lidhja e Prizrenit”, ku u dëshmua një atmosferë e jashtëzakonshme me energji, festë dhe optimizëm për fitoren e PDK-së në zgjedhjet e ardhshme.

“Energji. Festë. Fitore! Me këtë mbështetje dhe energji pozitive, fitorja e Partisë Demokratike të Kosovës është e sigurt,” u shpreh Krasniqi.

- Advertisement -

Mund të jetë një imazh i 6 persona, turmë dhe teksti

Ai theksoi se me Bedri Hamzën Kryeministër, Kosova do të ketë një të ardhme më të mirë dhe të gjithë qytetarët do të përfitojnë nga vizioni dhe përkushtimi i tij.

- Advertisement -

Mund të jetë një imazh i 4 persona, turmë dhe teksti

“Faleminderit nga zemra për mbështetjen e madhe që po na jepni çdo ditë,” përfundoi Krasniqi.

Mund të jetë një imazh i 6 persona dhe turmë

Atmosfera e ngrohtë dhe entuziazmi i pjesëmarrësve konfirmuan që PDK është më e bashkuar dhe më e fuqishme se kurrë, duke bërë që fitorja të duket gjithnjë e më afër.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat