spot_img
E hënë, 6 Prill, 2026
08:29
HomeKosovaKrasniqi: Në takim me presidenten do të kërkojmë reflektim nga LVV

Krasniqi: Në takim me presidenten do të kërkojmë reflektim nga LVV

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, pas dështimit të formimit të komisionit për votimin e fshehtë në përpjekjen e 15-të të konstituimit të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se në takim me presidenten do të kërkojnë reflektim nga LVV.

“Gjithë vendi ka mbetur peng i LVV-së, e cila përkundër kërkesës, propozimit dhe insistimit tonë për të ndërruar kryetaren e propozuar që nuk i ka votat, ata nuk po e bëjnë një gjë të tillë”, ka thënë Krasniqi.

- Advertisement -

Ai ka marrë shembullin nga praktika amerikane, për ndërrimin e emrit të kandidatëve në garën presidenciale, duke thënë se insistimi i kryetarit të LVV-së, Albin Kurtit, për emrin e Albulena Haxhiut është i pakuptimtë.

Krasniqi ka thënë se PDK ka dhënë edhe opsionin e zgjedhjeve të reja.

- Advertisement -

“Në takim me presidenten do të shprehim edhe një herë qëndrimet tona, do të kërkojmë reflektim nga partia e parë që i takon privilegji i propozimit”, ka thënë ai.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat