Ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, kohë me parë ka nënshkruar marrëveshjet me kryetarët e komunave përfituese nga skema e Grantit të Performancës Komunale.
Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se 12 komunat përfituese janë Drenasi, Istogu, Lipjani, Mamusha, Mitrovica e Jugut, Parteshi, Prizreni, Suhareka, Dragashi, Juniku, Kaçaniku, Klina.
Tutje, thuhet në njoftim se vlera totale e këtij granti është rreth 8 milionë euro, ku bazuar në këtë grant do të financohen projekte të cilat kanë për qëllim zhvillimin ekonomik lokal, gjithpërfshirjen dhe digjitalizimin e shërbimeve komunale.
Postimi i plotë:
Rreth 8 milion euro për 12 komuna përfituese
Me Kryetarët nga komunat përfituese kam nënshkruar marrëveshjet për financimin e projekteve kapitale. Kjo garë ka kuptim vetëm kur gara është transparente dhe se kjo garë tashmë ka rëndësi më të madhe pasi që është institucionalizuar dhe bazohet në ligjin përkatës të votuar në kuvend.
Përmes këtij granti, MAPL dhe donatorët financojnë komunat në projekte të cilat kanë për qëllim zhvillimin ekonomik lokal, gjithpërfshirjen dhe dixhitalizimin e shërbimeve komunale.
Urime kryetarëve të komunave përfituese!



