spot_img
E shtunë, 22 Nëntor, 2025
01:02
HomeKosovaZgjedhjet 2025Krasniqi: Ngjyra shënjuese po fshihet lehtësisht, rrit rrezikun për votim të dyfishtë

Krasniqi: Ngjyra shënjuese po fshihet lehtësisht, rrit rrezikun për votim të dyfishtë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Albert Krasniqi, nga “Demokracia Plus”, ka ndarë tri “vëzhgime” nga procesi zgjedhor që tashmë ka nisur në Kosovë.

Ai ka thënë se ngjyra shënjuese po fshihet lehtësisht e që sipas tij e rritë rrezikun për votim të dyfishtë.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Tri vëzhgime nga procesi i votimit:

  1. Shenjimi i gishtërinjve me ngjyrë dalluese po fshihet lehtësisht, duke rritur rrezikun e votimit të dyfishtë. Kjo përbën një hap prapa krahasuar me praktikën e mëparshme të përdorimit të ngjyrës së padukshme, pasi qytetarët mund të bien pre e presioneve për të votuar ose për të mos votuar.
  2. Kabina e votimit është më e ulët dhe votuesit ulen në bankë, gjë që rrit rrezikun e cenimit të fshehtësisë së votës, veçanërisht kur një votues tjetër qëndron në këmbë.
  3. Mundësia për të votuar deri në dhjetë kandidatë në listë është e panevojshme, pasi sondazhet tregojnë se shumica e qytetarëve mezi arrijnë të zgjedhin katër preferenca. Ky proces jo vetëm që e ngadalëson votimin dhe numërimin e votave, por gjithashtu forcon kontrollin e liderëve partiakë mbi deputetët. Kandidatët lokalë do ta kenë shumë më të vështirë të zgjidhen, ndërsa do të favorizohen të preferuarit e liderit, të cilët përfitojnë më shumë hapësirë mediatike.
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat