spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
20:52
HomeKosovaZgjedhjet 2025Krasniqi: PDK fituese e zgjedhjeve dhe bashkuese, jo përçarëse si qeveria aktuale

Krasniqi: PDK fituese e zgjedhjeve dhe bashkuese, jo përçarëse si qeveria aktuale

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka komentuar gjuhën polarizuese dhe të ashpër të Lëvizjes Vetëvendosje, gjatë fushatës elektorale.

Krasniqi ka deklaruar se PDK-ja ofron një program që synon bashkim dhe unitet, duke kundërshtuar përçarjen që, sipas tij, po nxit Vetëvendosja dhe Albin Kurti.

- Advertisement -

“Boll është lodhur ky popull prej polarizimit, prej konfliktet e përçarjes. Ju e shihni një qeveri e ka pasur mandatin e plotë.. del para njerëzve bërtet. Ne po dëgjojmë këta po bërtasin. Ne kemi program, këta nuk kanë. Ne kemi ofertë, këta kanë kërkesë. Ne po dojmë bashkim e unitet, këta po dojnë përçarje. Dallimi këtu është mes neve dhe Vetëvendosjes. Kështu që nuk mundemi këto dallim aq lehtë mi kalu dhe me thënë hajt po bëjmë diçka. Ajo kish me qenë një zgjidhe që nuk i bën mirë përmirësim të situatës së përgjithshme të vendit tonë”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi, ka shprehur besimin e tij se partia që ai udhëheq do të dalë fituese në zgjedhjet e 9 shkurtit.

- Advertisement -

Krasniqi ka theksuar ndryshimet e dukshme mes kësaj fushate dhe asaj të vitit 2021, duke shtuar se situata aktuale po tregon një valë të re mbështetjeje për PDK-në.

“Janë dy botra të ndryshme, fushata e këtij viti dhe 2021. Në 2021 është pa në çdo hap, në çdo takim një valë të ndryshimit dhe njerëzit janë rreshtuar pas ndryshimit. Sot besoj që sot janë të interesuar or ta ndryshuar përsëri situatën. Por, tash në anën tjetër. Mbështetja për PDK-në është e madhe”, ka thënë Krasniqi në Debat Plus.

Ai vuri në pah angazhimin e hershëm të PDK-së në këtë fushatë, përfshirë mobilizimin e strukturave partiake dhe komunikimin e vazhdueshëm me qytetarët.

Sipas tij, kandidatura e Bedri Hamzës dhe propozimet konkrete kanë krijuar një platformë të fortë që synon fitoren.

“Ka pas një rritje konstante dhe unë besoj që të dielën në momentin kur të fillon numërimi i votave edhe përkthimi i vullnetit të qytetarëve PDK-ja do të jetë fituese e zgjedhjeve. Krejt kjo fushatë dhe jo vetëm pjesë zyrtare në këto katër javë, por edhe muajt paraprak, siç e dini ne kemi qenë në fushatë shumë më herët, angazhimi që kemi pas, komunikimi me qytetarët, mobilizimi i strukturave partiake në çdo nivel, kandidati ynë Bedri hamza, programi i tij dhe propozimet e kanë arrti atë qëllim që e kemi pas. Me qenë partia që synon fitore në zgjedhjet e 9 shkurtit”, ka shtuar Krasniqi.

 

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat