Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se PDK-ja e bën qeverinë nëse LVV-ja nuk mundet.
“Ne e ftojmë Vetëvendosjen të matet, ta ndërrojë kandidatin, dhe më pas vjen qeveria. Ju siguroj që do ta bëjmë qeverinë. Frika nga humbja e pushtetit e ka sjellë këtë situatë. Kurti nuk po dëshiron të dalë nga zyra e Kryeministrit, në të cilën edhe ashtu po qëndron në mënyrë joligjore”, ka thënë mes tjerash Krasniqi.
Po ashtu, ai ka thënë se Kurti nuk po dëshiron të dalë nga zyra e Kryeministrit, në të cilën edhe ashtu po qëndron në mënyrë joligjore