spot_img
E shtunë, 11 Prill, 2026
22:07
HomeKosovaKrasniqi: PDK sot do të dorëzojë rast të ri në Gjykatën Kushtetuese

Krasniqi: PDK sot do të dorëzojë rast të ri në Gjykatën Kushtetuese

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se sot partia e tij do të dorëzojë në Gjykatën Kushtetuese një rast të ri, duke thënë se tri seancat e fundit shkelën aktgjykimin e fundit të Kushtetueses.

“Të gjithë jemi dëshmitarë të uzurpimit dhe të pengmarrjes institucionale, shtetërore nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Albin Kurti”.

- Advertisement -

“Sot ju njoftoj se tashmë, pasi ka ndodhur tri shkelje të reja radhazi të Kushtetutës në kundërshtim me aktgjykimin e fundit, sot gjatë ditës, PDK do të dorëzojë pranë Gjykatës Kushtetuese një rast të ri për të cilin shpresojmë që Kushtetuesja do ta trajtojë me urgjencën e nevojshme meqenëse tashmë i kemi vetëm 23 ditë në përmbylljen e afatit për konstituimin e Kuvendit”.

“23 ditë i kanë mbetur Albin Kurtit që të tërhiqet nga qëndrimi i tij imponues, nga pengmarrja e shtetit dhe që të ndryshojë propozimin e tij dhe të kthehet në normalitetin e rrjedhës së seancës siç ka kërkuar aktgjykimit”.

- Advertisement -

“Tri vazhdimet e seancës kanë qenë shkelje e qëllimshme dhe me vetëdije e Kushtetutës nga ana e kryesuesit të seancës me instruksione të partisë së tij dhe ne s’mund të rrimë duarkryq”, tha ai.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat