spot_img
E mërkurë, 8 Prill, 2026
15:09
HomeKosovaKrasniqi për thirrjet raciste: Kurti ka përgjegjësi morale për klimën antishqiptare në...

Krasniqi për thirrjet raciste: Kurti ka përgjegjësi morale për klimën antishqiptare në Maqedoni

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i ka quajtur të rënda dhe të papranueshme thirrjet raciste.

Krasniqi tha se thirrjet “vdekje për shqiptarët” e “dhoma gazi për shqiptarët”, të bëra në një palestër sportive në Maqedoninë e Veriut, në prani të kryeministrit Mickoski dhe delegacionit qeveritar, janë të rënda e të papranueshme dhe dëmtojnë bashkëjetesën në këtë shtet dhe përtej tij.

- Advertisement -

Krasniqi tha se shqiptarët janë komb shtetformues në Maqedoninë e Veriut dhe partnerë vendimtar në rrugën euroatlantike.

“Gjuha e urrejtjes ndaj tyre nuk është vetëm e rrezikshme, por edhe thellësisht kundër vlerave demokratike e evropiane që duhet t’i bashkojnë popujt tanë. Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka përgjegjësi të distancohet qartë nga çdo akt ekstremist, sepse heshtja konsiderohet miratim. Ashtu si një tjetër heshtje që po bëhet gjithnjë e më zhurmshme: ajo e Kryeministrit në ikje të Kosovës, që si kumbara i kësaj qeverie në Shkup, mban përgjegjësi morale dhe politike për këtë klimë anti-shqiptare që po thellohet dita-ditës. Dinjiteti dhe mirëqenia e çdo komuniteti nuk janë të negociueshme. Heshtja përballë gjuhës fashiste është qëndrim – andej dhe këndej kufirit! Shqiptarët kanë bërë shumë për këtë shtet, dhe nuk do të lejojnë askënd t’i nëpërkëmbë më”, ka shkruar Krasniqi.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat