spot_img
E martë, 28 Tetor, 2025
00:15
HomeKosovaKrasniqi përmend 'sekserët e Kurtit' që tentuan t'i siguronin votat

Krasniqi përmend ‘sekserët e Kurtit’ që tentuan t’i siguronin votat

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka deklaruar se deputetët e kësaj partie janë kontaktuar nga ‘sekserët e Kurtit’, për t’ia votuar qeverinë më 26 tetor.

Krasniqi tha se kanë qenë kryesisht biznese që sipas tij janë pasuruar me tenderë multimilionësh në qeverisjen e Albin Kurtit, por që nuk ia kanë arritur.

- Advertisement -

I bindur se kreu i VV-së dështon, lideri i PDK-së tha se nuk ka pasur asnjë dyshim për deputetët e vet.

“Ka pasur tendenca, ka pasur sekserë, biznese kryesisht të suksesshme, që i ka nisur në adresa të deputetëve të caktuar, në dy tre raste. Qoftë në vija personale ose të bizneseve, që janë pasuruar me tenderë multimilionësh gjatë qeverisjes së zotit Kurti. Kam qenë i bindur se dështon. S’kam pasur ndonjë dyshim a hamendësim që kushdo prej deputetëve të PDK-së, mund të votonte jashtë vijës partiake. Nuk doli fatmirësisht një ‘Adelia Grainca tjetër’”, tha Krasniqi në Rubikon me Adriatik Kelmendin në Klan Kosova.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat