spot_img
E enjte, 20 Nëntor, 2025
01:31
HomeKosovaKrasniqi: Presidentja sa më parë ta shpallë datën e zgjedhjeve

Krasniqi: Presidentja sa më parë ta shpallë datën e zgjedhjeve

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi, kërkoi nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, që sa më shpejt të shpallë datën e zgjedhjeve të reja.

Sipas tij, presidentja e ka obligim që sa më parë ta shpallë datën e zgjedhjeve, në mënyrë që të mos humbet më kohë e vlefshme, sepse qytetarët kanë nevojë për institucione legjitime dhe funksionale.

- Advertisement -

Ai  ka theksuar se “shpreh keqardhjen time që ato që i kemi paralajmëruar shumë herët, sot përfundimisht dolën të vërteta”.

“Sot kanë kaluar mbi nëntë muaj prej kur qytetarët e Kosovës folën me votën e tyre dhe i thanë një jo të madhe të ashtuquajturit referendum të Albin Kurtit, duke i thënë po ashtu ‘jo’ mentalitetit të qeverisjes partiake e autokratike.

- Advertisement -

Kanë kaluar gjithashtu mbi shtatë muaj prej kur ne, të zgjedhurit e popullit, jemi mbledhur këtu në Kuvendin e Kosovës për ta konstituuar Kuvendin dhe për t’u kthyer qytetarëve institucione legjitime. Asnjëra nga këto nuk ka ndodhur.

Ky mentalitet bllokues i Vetëvendosjes dhe i Kurtit e ka sjellë Kosovën pikërisht në këtë situatë, bllokadë pas bllokade, vonesë pas vonese, taktizim pas taktizimi, që sot, në fund, e sjell rezultatin e njëjtë”, tha ai.

“Jemi duke shkuar shpejt drejt zgjedhjeve të parakohshme. Sot nuk ka mbetur më asgjë për t’u thënë, përveç se pas këtij dështimi të paralajmëruar dhe pas kësaj blerjeje të panevojshme kohe gjatë 15-ditëshit të fundit me kinse mandatarin e dytë, Konjufcën,” tha Krasniqi.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat