spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
11:21
HomeKosovaKrasniqi reagon pas publikimit të Raportit të BE-së për Kosovën

Krasniqi reagon pas publikimit të Raportit të BE-së për Kosovën

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se Raporti i Bashkimit Evropian për Kosovën, për vitin 2024, i cili i është dorëzuar Qeverisë, është raporti më negativ që ka marrë vendi ndonjëherë.

Në një postim në Facebook, ai ka pohuar se mesazhet kryesore që dalin prej tij janë të qarta: “Kosova mbetet nën sanksione dhe Kosova është duke u keq-qeverisur”.

- Advertisement -

“Kosova është duke ecur prapa në të drejtat dhe liritë e njeriut, lirinë e shprehjes dhe të mediave, si dhe në drejtësi! Tri shtylla themelore mbi të cilat ndërtohet dhe funksion shteti demokratik dhe zhvillimor, janë në stagnim apo regres”.

“Tri fusha për të cilët është përgjegjëse e vetme Qeveria e Republikës së Kosovës, e për të cilët Partia Demokratike e Kosovës e ka ngritur zërin vazhdimisht gjatë këtyre katër viteve”, ka thënë Krasniqi.

- Advertisement -

Ndër tjera, ai shtoi se fatkeqësisht, dështimet e Qeverisë së Kosovës, të paraqitura në këtë raport, nuk janë vetëm pasojë e jo-kompetencës dhe paaftësisë së tyre, por janë “veprime të qëllimshme, të ndërmarra me vetëdije nga Kryeministri dhe vartësit e tij, si mjete për ruajtjen e pushtetit. Ky është një sabotim i zhvillimit dhe integrimit të vendit”.

Krasniqi pohoi gjithashtu se e raporti është shqetësues dhe alaramues, e të cilit nuk i gëzohet askush.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat