spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
18:37
HomeKosovaKrasniqi takohet me zv/kryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel

Krasniqi takohet me zv/kryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, e ka takuar sot zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Luksemburgut, Xavier Bettel.

“Xavierin e urova për hapjen e ambasadës së re të Luksemburgut në Republikën e Kosovës – një hap i rëndësishëm drejt forcimit të mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet vendeve tona dhe përkushtimit afatgjatë të Luksemburgut ndaj Kosovës”, ka shkruar Krasniqi.

- Advertisement -

Kreu i PDK-së ka treguar se ish-kryeministrin Bettel e ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme të Luksemburgut ndaj Kosovës nëpër fushat kyçe “nga shëndetësia te teknologjia e inovacioni”.

“Bashkëbiseduam edhe për angazhimet tona të përbashkëta në kuadër të Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës, ku Partia Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Luksemburgut e Zëvendëskryeministrit Bettel janë anëtare”, ka shkruar Krasniqi.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat