spot_img
E shtunë, 22 Nëntor, 2025
17:16
HomeKosovaKrasniqi takon Thaçin dhe Veselin në Hagë për 30-vjetorin e UÇK-së

Krasniqi takon Thaçin dhe Veselin në Hagë për 30-vjetorin e UÇK-së

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka njoftuar se ka vizituar dy nga udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, në Hagë, në përvjetorin e 30-të të themelimit të UÇK-së.

Krasniqi ka theksuar se vizita e tij u bë në një ditë ku u nderuan heroizmi dhe sakrificat e këtyre liderëve, si dhe të gjithë atyre që kontribuuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

- Advertisement -

“Këta udhëheqës, krahas patriotëve të panumërt, sakrifikuan gjithçka që Kosova të merrte frymë lirie. Me të njëjtin zjarr në shpirt, ata sot qëndrojnë të palëkundur duke mbajtur peshën e historisë dhe shpresat e shtetit tonë. Duke mbrojtur luftën e popullit tonë për liri”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Ai vlerësoi qëndrueshmërinë dhe forcën e Thaçit dhe Veselit, të cilët, sipas tij, vazhdojnë të mbajnë peshën e historisë dhe shpresat e popullit të Kosovës, duke mbrojtur luftën për liri.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Hagë: Një takim me heronjtë tanë

Sot, në ditën kur shënojmë 30 vjetorin e themelimit zyrtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – lëvizjes më të suksesshme popullore për lirinë dhe pavarësinë tonë — fati e deshi që të jem në Hagë, duke vizituar dy nga simbolet më të ndritura të luftës sonë për çlirim e pavarësi, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.

Këta udhëheqës, krahas patriotëve të panumërt, sakrifikuan gjithçka që Kosova të merrte frymë lirie. Me të njëjtin zjarr në shpirt, ata sot qëndrojnë të palëkundur duke mbajtur peshën e historisë dhe shpresat e shtetit tonë. Duke mbrojtur luftën e popullit tonë për liri.

Forca dhe dinjiteti i tyre përballë vështirësive janë dëshmi e vlerave për të cilat kemi luftuar si popull dhe qëndrueshmëria e tyre në Hagë na frymëzon të gjithëve që të vazhdojmë përpara misionin e tyre: të ndërtojmë një Kosovë më të fortë, më të zhvilluar dhe më të mirë.

Në këtë ditë të veçantë, kur kujtojmë UÇK-në dhe të gjithë ata që bënë sakrificat më të mëdha për lirinë tonë, qëndrojmë pranë Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit dhe çdo patrioti që barti flakën e luftës çlirimtare.

Tashmë, çdo ditë e më tepër, jemi të sigurt se: Dielli do të lind përsëri!

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat